Site icon Telegrafi

Sportingu ia mbyll dyert Interit e Chelseat për Marion

Tratativa e Interit për të transferuar mesfushorin portugez, Joao Mario, po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Është presidenti i klubit portugez, Bruno de Carvalho, i cili ia ka mbyllur derën skuadrës italiane pasi mendon se futbollisti që shkëlqeu në finalet e Euro 2016 nuk do të largohet.

“Sigurisht që është një futbollist shumë i kërkuar, por nuk ka ndryshuar asgjë nga deklaratat e mëparshme”, deklaroi fillimisht Carvalho.

Lexo po ashtu Pas lëndimi horror, Demba Ba befason me pyetjen e parë pas operacionit (Foto)

“Sporting nuk është një klub që shet, pasi ne kemi një projekt shumë ambicioz”, përfundoi deklaratën e tij presidenti i klubit portugez.

Pak ditë më parë zikaltërit u dukën shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Joao Marios, për shifrën e 40 milionë eurove. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version