Telegrafi

Sponsori i Juves dëshmon largimin e Pogbas?! (Foto)

Kalimi i Paul Pogbas te Manchester Unitedi pritet të vë një rekord të ri botëror, mirëpo akoma nuk ka deklarata zyrtare nga klubet.

Madje, një përgjigje e lojtarit ndaj tifozëve që e pyetën se a do të qëndronte te Zonja e Vjetër, i stepi paksa Djajtë e Kuq. Mirëpo, duket se gjërat po shkojnë në favor të tyre.

Lexo po ashtu Përgjigja e Pogbas për tifozët e Juves, shokuese për blerësit e tij! (Video)

Në dyqanet e Parisit, fanella Adidas e Bianconerëve me numrin 10 nuk është më me emrin e Pogbas.

Numrin legjendar në të kaluarën e kanë bartur emra, si Roberto Baggio, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez dhe në fund, Paul Pogba, por nga sezoni i ri duket se ky numër do t’i takojë Paulo Dybala.

Lexo po ashtu Derisa pritet zyrtarizimi i Pogbas te United, mësoni shifrat ‘e çmendura’ të transferimit

Kjo bazuar në fotografitë e publikuara nga Calciomercato. /Telegrafi/