Kalimi i Paul Pogbas te Manchester Unitedi pritet të vë një rekord të ri botëror, mirëpo akoma nuk ka deklarata zyrtare nga klubet.
Madje, një përgjigje e lojtarit ndaj tifozëve që e pyetën se a do të qëndronte te Zonja e Vjetër, i stepi paksa Djajtë e Kuq. Mirëpo, duket se gjërat po shkojnë në favor të tyre.
Në dyqanet e Parisit, fanella Adidas e Bianconerëve me numrin 10 nuk është më me emrin e Pogbas.
Numrin legjendar në të kaluarën e kanë bartur emra, si Roberto Baggio, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez dhe në fund, Paul Pogba, por nga sezoni i ri duket se ky numër do t’i takojë Paulo Dybala.
Kjo bazuar në fotografitë e publikuara nga Calciomercato. /Telegrafi/