Telegrafi

Spekulimet barten në faqet rozë: Motra e Neymarit i shpreh mirëseardhje gruas së Messit në Paris

(Foto: Instagram/rafaella/antonelaroccuzzo)

Motra e Neymarit ka dhënë një aluzion të madh se Lionel Messi po shkon drejt Parisit.

Superylli argjentinas është bërë kryetemë mediatike prej se njoftoi se nuk do ta vazhdojë qëndrimin te Barcelona, ndërkohë që të gjitha klubet do ta dëshironin në skuadrat e tyre.

Në bazë të thashethemeve, Paris Saint-Germaini udhëheq garën për shërbimet e 34-vjeçarit, teksa tashmë gjërat janë përfshirë edhe në ‘fushën rozë’.

Bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo, e ka publikuar një postim në Instagram, ku shfaqet së bashku me futbollistin dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që me një mesazh emocionues i thotë lamtumirë Barcelonës.

Lexo po ashtu Dalin pamjet nga shtëpia ku po qëndron Messi në Barcelonë, derisa tifozët e PSG-së gjenden në aeroportin e Parisit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rafaellas – motrës së sulmuesit brazilian të PSG-së, e cila ka komentuar: “Mirë se vjen bukuri!”.

Messi dhe Neymar janë miq të mirë që nga koha e tyre te Barcelona, ndërsa gjasat janë reale që të luajnë sërish bashkë në Parkun e Princave në Paris. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)