Telegrafi

Spalletti: Nëse Icardi dëshiron të largohet, nuk kemi çfarë të bëjmë  

Icardi - Spaletti (Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti pret që Mauro Icardi të qëndrojë, por sipas tij nëse dikush paguan klauzolën dhe ai dëshiron të largohet atëherë nuk kanë çfarë të bëjnë”.

Kapiteni i Nerazzurrëve ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro, por të vlefshme vetëm për dy javët e para të korrikut dhe skuadrat jashtë Italisë.

Kështu, Icardi është bërë një emër i përfolur si transferim i mundshëm dhe drejtuesit e Interit së bashku me trajnerin Spalletti janë të pambrojtur nëse një skuadër paguan klauzolën.

“Unë jam një trajner i cili i flet me drejtorin sportiv Piero Ausilio çdo javë”, ka thënë fillimisht Spalletti në një debat të futbollit në Perugia.

Icardi është njëri nga sulmuesit më të fortë në botë në qarkullim (Getty Images)

“Ai më tregon se si gjërat kanë shkuar, atëherë ka disa gjëra që janë bërë dhe që nuk varen nga ne”.

“Kur u larguam ne po planifikonim për një të ardhme të mundshme ku Mauro është me fanellën numër 9”.

“Në sezonin e ardhshëm ai do të shënojë më shumë gola sesa në sezonin e kaluar, kështu që gjetja e një lojtari tjetër për të bërë atë që ai ka bërë nuk do të jetë e lehtë”.

“Por, nëse dikush vjen, paguan atë që duhet të paguajë, dhe lojtari dëshiron të largohet, mendoj se është e tepërt të flitet”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/