Site icon Telegrafi

Spalletti komenton lënien jashtë të Perisicit ndaj Torinos

Ivan Perisic gjatë ndeshjes kundër Napolit në Giuseppe Meazza (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka shpjeguar lënien jashtë të Ivan Perisic për ndeshjen ndaj Torinos ku skuadra e tij humbi me rezultat 1-0.

Tekniku italian tha se ylli kroat ka kërkuar largimin nga klubi dhe kështu zikaltrit kanë vendosur mos ta përfshijnë në skuadër.

“Është shumë e thjesht. Lojtarët mund të thonë çfarë do që dëshirojnë, por ata janë të punësuar dhe kanë nënshkruar kontratë”.

Roberto Gagliardini dhe Ivan Perisic në tentim për të ndalur Enrico Brignolan e Beneventos (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Në mënyrë që të largohen duhet dikush të paguaj detyrimet për ata”, ka thënë Saplletti për Sky Sport Italia.

“Nuk mund të largohesh falas dhe rrogën tënde ta paguaj dikush tjetër. Siç ka thënë Marotta, ai nuk dëshiron të luajë, atëherë qëndron jashtë. Nuk ka ndonjë problem për mua”.

Lexo po ashtu Marotta: Perisic ka kërkuar largimin, por nuk kemi ende oferta të përshtatshme

“Dikush që nuk kontribuon për skuadrën qëndron jashtë”, ka shtuar tekniku italian.

Raportohet se Perisc është në bisedime për një kalim te Arsenali për 40 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=z7rH8fLVbcY

Exit mobile version