Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme SPAK, shkruan A2 CNN.
Deputetit Ndreca pritet t’i komunikohet akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”, vepër që dyshohet të jetë kryer teksa mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
SPAK vazhdon të hetojë disa nga cështjet më të përfolura në vend dhe ditët e fundit kanë qenë shumë intensive që nga arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta, tek 21 janari dhe më tej çështja e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. /Telegrafi/