Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë vendim për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa duke kërkuar dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg.
Hasa u arrestua rreth 1 vit më parë me akuzën e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.
SPAK dyshon se ish-prokurori i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për të pushuar dosjen e vëllait të saj, Emiljan Mirjanit, i cili akuzohet për plagosje.
Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.
Sipas hetimeve, Papa ka ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohet për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje të armëve të ftohta”. /Euronews Albania/