Telegrafi

SpaceX kufizon Ukrainën në përdorimin e shërbimit të internetit Starlink për qëllime ushtarake

SpaceX ka kufizuar kapacitetin e Ukrainës për të përdorur shërbimin e saj të internetit satelitor për qëllime ushtarake – pas raportimeve se Kievi e ka përdorur atë për të kontrolluar dronët.

Në fillim të luftës, Ukrainës iu dhanë mijëra antena SpaceX Starlink – të cilat lidhen me satelitët dhe i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë të lidhur me internetin, transmeton Telegrafi.

Por thuhet gjithashtu se ka përdorur teknologjinë për të targetuar pozicionet ruse me drone – gjë që SpaceX thotë se bie ndesh me marrëveshjen e shërbimit.

Ukraina nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë veprim.

Teknologjia Starlink “nuk ishte menduar kurrë të përdorej si ‘armë’”, tha presidentja e SpaceX, Gwynne Shotwell në një ngjarje në Washington DC të mërkurën.

Ajo iu referua përdorimit të supozuar të Starlink nga Ukraina për të kontrolluar dronët dhe theksoi se pajisjet ishin siguruar për përdorim humanitar.

Aeroplanët pa pilot kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftë, pasi u përdorën nga Kievi për të kërkuar trupat ruse, për të hedhur bomba dhe për të kundërshtuar sulmet me dron të vetë Moskës.

Rusia është akuzuar gjithashtu për përpjekje për të bllokuar sinjalet e Starlink nga themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Shotwell konfirmoi se ishte e pranueshme për ushtrinë ukrainase vendosja e teknologjisë Starlink “për komunikime”, por tha se qëllimi i saj ishte “të mos i detyronte ata kurrë ta përdorin atë për qëllime ofensive”. /Telegrafi/