Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të “Play-Off”-it në Ligën e Evropës, vëmendja te ndeshja Napoli-Barcelona

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar tetë ndeshjet kthyese të vlefshme për “Play-Off”-in e fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës.

‘Ethet’ e Ligës së Evropës janë rikthyer përsëri këtë javë, me ndeshjet kthyese që “Play-Off”-it, pas takimeve të para të zhvilluara javën e kaluar.

Ndeshja më interesante dhe më e fortë në këtë fazë padyshim se është ajo në mes të Napolit dhe Barcelonës, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Stadio Armando Maradona, pasi ndeshja e parë në Camp Nou u mbyll 1-1.

Përballje tjetër interesante pritet të zhvillohet në Olimpico të Romës nga ora 18:45, me Lazion që e pret Porton, me ndeshjen e parë që u mbyll me fitoren 2-1 të portugezëve.

Nga ora 18:45 zhvillohen edhe tri ndeshje tjera, ku Dinamo Zagrebi pret Sevillën, Olympiacosi është nikoqir i Atalantës dhe Real Sociedadi si vendas ndaj RB Leipzig.

Në anën tjetër, nga ora 21:00 luajnë gjithashtu tri takime tjera, ndër to Real Betis-Zenit, Braga-Sheriff Tiraspol dhe Rangers-Borussia Dortmund. /Telegrafi/