Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Evropës, shumë skuadrat kërkojnë kualifikimin

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Evropës, ku shumë skuadrat mund ta sigurojnë kualifikimin tutje.

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës tashmë radha është për emocionet e garës së dytë elitare të klubeve në Evropë.

Liga e Evropës zhvillon sot të gjitha ndeshjet e pesta të grupeve, ku shumë skuadra mund ta mësojnë fatin e tyre – nëse kalojnë tutje apo eliminohen.

Manchester Unitedi pret fitore ndaj Sheriff Tiraspol për të siguruar kalimin tutje, ndërsa Roma vetëm me fitore ndaj HJK Helsink mbetet në garë për të siguruar një vend.

Arsenali luan për prestigj ndaj PSV Eindhoven pasi e ka siguruar kualifikimin, ndërsa ndeshjet e Grupit F mes Lazio-Midtjylland dhe Sturm Graz-Feyenoord pritet të jenë shumë interesante pasi të gjitha skuadrat kanë nga pesë pikë.

Monaco do të kërkoj vetëm fitore në udhëtim te Ferencvaros për të mbetur në garë për kualifikimin, ndërsa Union Berlini dhe Braga luajnë ndeshjen direkte për një vend në raundin tjetër.

Edhe disa ndeshje tjera do të jenë shumë interesante, pasi janë vendimtare për fatin e tyre. /Telegrafi/