Sot (e enjte) pritet të zhvillohen ndeshjet e fundit apo të gjashtë të grupeve të Ligës së Evropës për edicionin 2020/21.
Gjatë të mërkurës, Liga e Kampionëve zbuloi 16 skuadrat që kaluan grupet dhe u kualifikuan në raundin tjetër të garës.
Një ditë më pas, radhën e ka gara tjetër ekipore evropiane, Liga e Evropës, e cila pritet sot të zhvillojë ndeshjet e fundit të grupeve dhe të zbulojë ekipet e kualifikuara.
Për dallim nga Liga e Kampionëve, Liga e Evropës do të zbulojë 24 skuadra nga 12 grupet, ndërsa garës do t’i bashkohet edhe tetë skuadra nga vendet e treta të Ligës së Kampionëve.
CONFIRMED: These 8 teams go into Monday's round of 32 draw ✅#UEL pic.twitter.com/jlo8UvuLFT
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) December 9, 2020
Klube si Arsenali, Roma, Villarreali, Bayer Leverkuseni, Tottenhami, Leicester City, Hoffenheimi, Dinamo Zagrebi, Benfica, Rangers dhe Lille kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa do të luajnë për prestigj.
Një klub i madh që ende është në garë dhe synon ta sigurojë kalimin e grupit sot është Napoli, i cili e pret Real Sociedadin dhe kualifikimin do t’ia jepte edhe një barazim.
🔥 MATCHDAY!
🏟 Diego Armando Maradona
⏰ 18:55
#⃣ #UEL pic.twitter.com/lgELPn5L0y
— Real Sociedad 🇺🇸 🇬🇧 (@RealSociedadEN) December 10, 2020
Kualifikimin do të kërkojë sot edhe Feyenoordi që udhëton te Wolfsberger dhe i nevojitet vetëm fitorja.
Më poshtë keni të gjitha çiftet dhe oraret e ndeshjeve:
/Telegrafi/