Site icon Telegrafi

Sot, samiti virtual Kosovë-Serbi

Sot do të mbahet samiti virtual Kosovë-Serbi, ndërsa më 12 korrik rifillon dialogu në Bruksel.

Samiti virtual Kosovë-Serbi mbahet me nismën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ishte në një vizitë në Paris, ku u takua me presidentin Macron. Hoti kishte shprehur përkushtimin e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ndryshe, njoftimi për rifillimin e bisedimeve u bë publik disa ditë pas paraqitjes së një aktakuze nga Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, akuzë kjo ende e pakonfirmuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version