Telegrafi

Sot fillon zbatimi i ndryshimit të TVSH-së: Ja detajet!

Ministri i Financave ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili që nga sot është në fuqi.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2015 për TVSH, përveç sqarimeve të tjera përfshinë edhe shtojcën nr. 1, e cila përmban artikujt që do të tatohen me normën e reduktuar prej 8%.

“Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga sot, më 01 Shtator 2015, duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Më tejshpohet se Ministria e Financave inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor. /Telegrafi/

Për të ditur se çfarë parashihet me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr.05/037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, klikoni KËTU