Telegrafi

Sondazh: Kush do ta fitojë Big Brother VIP Albania 2?

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania do të përfundojë të shtunën (6 maj).

Spektaklit po i vie fundi pas më shumë se katër muajve me sfida, lojëra e debate të ndryshme.

Katër finalistët e përzgjedhur në këtë reality show janë: Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Deamishel Hoxha dhe Kristi Aliaj. Konkurrentët në fjalë janë në garë dhe përballë njëri-tjetrit për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Secili nga finalistët është njoftuar më parë se do të shpërblehet me nga dhjetë mijë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Telegrafi ndërkaq ka bërë një sondazh, me anë të të cilit lexuesit mund të votojnë për banorin e tyre të preferuar në finale.

♦Ky sondazh është i realizuar nga Telegrafi.com për të parë parashikimet e lexuesve dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit, nga i cili zgjidhet fituesi.