Të premten (17 mars) do të mbahet finalja e Big Brother VIP Kosova.
Tashmë kanë mbetur vetëm pesë konkurrentë, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Arkimed Lushaj – Stresi, Xhuli Nura, Artan Thaçi, Mbresa dhe Vedat Bajrami – janë emrat që kanë arritur deri në finale në edicionin e parë të këtij ‘reality show’.
Telegrafi ndërkohë ka bërë një sondazh, me anë të të cilit lexuesit mund të votojnë për banorin e tyre të preferuar.
Pyetja është: Cili nga pesë emrat e lartpërmendur do të jetë fituesi i Big Brother VIP Kosova?
♦Ky sondazh është i realizuar nga Telegrafi.com për të parë parashikimet e lexuesve dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit, nga i cili zgjidhet fituesi.