Ole Gunnar Solskjaer i ka dalë në mbështetje David de Geas pas gabimeve në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA kundër Chelseat, por ka pranuar se portieri është dashur të intervenonte më mirë.
Spanjolli gaboi në dy golat e parë të Bluve, ndërkohë që skuadra e Frank Lampard siguroi kualifikimin në finale pas fitores prej 3-1 në Wembley.
Njëri nga gabimet më të mëdha ishte momenti i golit të Mason Mount nga largësia, prandaj trajneri mendon se De Gea është dashur të reagonte më mirë.
“Është e kuptueshme se të gjithë duhet të luajnë dhe secili e ka mundësinë që ta kërkojë vendin e tij në skuadër”.
“David e ka të qartë se është dashur ta mbronte golin e dytë, por kjo është punë e kryer tashmë, duhet të vazhdojmë dhe të shikojmë përpara për ndeshjen e të mërkurës”, ka deklaruar Solskjaer pas takimit. /Telegrafi/
A gentle reminder that De Gea earns £250k more than Ederson!
£350k for this? 😂
— Guardiolista (@MCFC_Agenda) July 19, 2020
De Gea is at it again!
De Gea 2 – 0 United #CHEMUN
— Guardiolista (@MCFC_Agenda) July 19, 2020
https://twitter.com/Chelsea_ENG_/status/1284922987385360385