Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka ulur rëndësinë e takimit të raportuar të Paul Pogbas me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Pogba u fotografua në një takim me Zidanen gjatë pushimit ndërkombëtar në Dubai, ku ai ishte duke marrë disa stërvitje në mot të ngrohtë, si pjesë e rehabilitimit të dëmtimit të tij.
Menaxheri i Los Blancos mori pak kohë për të takuar mesfushorin në Lindjen e Mesme pasi foli në një Konferencë të Inteligjencës Artificiale në Sport (DAIS).
Mesfushori francez u lidh fort me një transferim në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi shprehu dëshirën për të marrë një sfidë të re në fund të sezonit 2018-19.
Photo: Pogba and Real Madrid manager Zinedine Zidane at the Transform Altitude Performance Center in Dubai. The source states their encounter was a coincidence #mulive [mirror] pic.twitter.com/055oxMMKaP
— utdreport (@utdreport) October 17, 2019
Përpara një përballje të madhe në Ligën Premier kundër Liverpoolit të dielën, Solskjaer i është përgjigjur takimit të Pogbas me trajnerin e Real Madridit.
“Unë nuk kam asnjë problem me këtë”, ka thënë menaxheri i Unitedit një konferencë për shtyp sot (e premte). /Telegrafi/