Telegrafi

Sneijder: Zgjodha Galatasarayn para Liverpoolit, pasi jam fitues dhe dua trofe

Wesley Sneijder (Getty Images)

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder ka zbuluar se si ai e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Liverpooli kur u larguar nga Interi në vitin 2013.

Sneijder ishte njëri nga heronjtë e skuadrës italiane, e cila fitoi të gjithë trofetë e mundshëm ekipor në vitin 2010.

Por, edhe holandezi pas disa sezoneve u largua nga Interi, duke vendosur të transferohet te gjiganti turk, Galatasaray.

Lexo po ashtu Zyrtare: Wesley Sneijder e vazhdon karrierën në Katar (Foto)

Holandezi momentalisht është duke luajtur në Katar, por ka zbuluar se si e ka refuzuar mundësinë e transferimit te Liverpooli duke zgjedhur turqit.

Sneijder ka fituar shumë trofe në karrierën e tij të gjatë (Getty Images)

“Shumë skuadra donin të dinin më shumë kur isha duke larguar nga Interi dhe Liverpooli ishte një prej atyre klubeve, kështu që njerëzit u habitën kur e zgjodha Galatasarayn”, ka thënë fillimisht Sneijder.

“Pse Galatasaray dhe jo Liverpool?” Unë jam një fitues, luaj për trofe, kështu që unë shkova në Galatasaray sepse mendova se do të fitojë më shumë në Galatasaray dhe do të jem kampion sesa në Liverpool”.

Lexo po ashtu Topi i Artë, Sneijder dhe Ribery fitues në 2010-në dhe 2013-në!

“Kur mendoj më pas e shoh që e kam bërë zgjedhjen e duhur”.

“Unë kam pasur vite të mira në Turqi”, përfundoi mesfushori holandez. /Telegrafi/