Site icon Telegrafi

Snajperisti britanik vritet në Ukrainë – ai shërbeu në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Një ish-snajperist i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë pasi doli vullnetar për të luftuar kundër forcave ruse të Vladimir Putin. Ai për një kohë ka shërbyer edhe në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik.

Christopher ‘Pezz’ Perryman, 38 vjeç, vdiq në një mision pasi iu bashkua një njësie vullnetarësh perëndimorë në Ukrainë.

Lexo po ashtu Zelenskyy: Ukraina shkakton 'humbje të rënda' ndërsa avancimi rus zmbrapset

Vdekja e tij vjen vetëm disa muaj pasi ai bëri një parashikim të frikshëm për fatin e tij, raporton dailymail.

“Kujdesuni për një burrë të moshuar në një profesion ku burrat vdesin të rinj”, kishte ai në rrjetet sociale.

Babai i një fëmije në të kaluarën pati shërbyer në një nga regjimentet mbretërore ushtarake, për 16 vjet. Ai ka shërbyer me misionet britanike në Kosovë dhe në Irak.

Perryman bëri udhëtimin e parë në Lviv në Ukrainën perëndimore menjëherë pas pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Fillimisht ai synonte të trajnonte trupat ukrainase, por ai iu bashkua vijës së frontit në juglindje të vendit pasi një komandant tha se ata kishin nevojë urgjente për luftëtarë.

Ndryshe, deri më tani të paktën 11 shtetas britanikë kanë humbur jetën duke luftuar në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version