Telegrafi

Sllovakët ndihmojnë Ukrainën, Biden: Do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki

Presidenti amerikan, Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një “mizorie të tmerrshme”, pas një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore, i cili vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi 300.

I pari i shtetit të SHBA-së fajësoi Moskën duke thënë se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.

Rusia ka mohuar gjithnjë kryerjen e sulmeve që për synim ka fëmijët, raporton bbc.

Lexo po ashtu Sllovakia ka dërguar një sistem anti-ajror S-300 me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelensky për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki. /Telegrafi/