Edhe pse ka shpenzuar tmerrësisht shumë në këtë afat kalimtar, PSG nuk është ekipi më i shtrenjtë në botë, madje as në top tre.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Real Madrid kryeson klasifikimin e skuadrave me vlerën më të lartë, plot 743.8 milionë euro.
Madrilenët janë klubi më i shtrenjtë në botë dhe dy hjerë radhazi kampion i Ligës së Kampionëve.
Barcelona është në vendin e dytë me vlerë prej (706,5) milionë euro.
Chelsea me vlerë prej 614,4 milionë euro dhe Manchester City me 588,75 milionë euro janë në pozitat tre dhe katër.
Bayern Munich vlen (581,4 milionë euro), Manchester United (567,75 milionë euro) dhe Juventus (538,6 milionë euro), ndërsa zënë pozitat pesë, gjashtë dhe shtatë.
PSG renditet vetëm në vendin e tetë të këtij klasifikimi, me 521.1 milionë euro.
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Atletico Madrid (511) dhe Tottenham (505,25). /Telegrafi/
Renditja
Real Madrid 743.8 milionë euro
Barcelona 706,5 milionë euro
Chelsea – 614,4 milionë euro
Manchester City 588,75 milionë euro
Bayern Munich 581,4 milionë euro
Manchester United 567,75 milionë euro
Juventus 538,6 milionë euro
PSG 521.1 milionë euro
Atletico Madrid 511 milionë euro
Tottenham 505,25 milionë euro