Telegrafi

Skuadrat italiane në garë për yllin polak

Skuadra e famshme holandeze, Ajax mund të mbetet pa njërin nga lojtarët e saj më të mirë.

Sulmuesi Arkadiusz Milik është bërë objektiv i skuadrave të mëdha italiane që dëshirojnë ta transferojnë gjatë këtij afati kalimtar të futbollistëve.

Paraqitjet e mira vitin e kaluar por edhe forma e lartë në Kampionatin Evropian kanë bërë italianët ta duan me çdo kusht yllin polak.

Napoli, Roma, Milan dhe Juventus janë skuadrat që po e kërkojnë 22-vjeçarin për repartin e sulmit.

Gjithsesi nën kampionët e Holandës, Ajax kanë njoftuar se janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre për 25 milionë euro. /Telegrafi/