Sulmuesi portugez, Francisco Trincao mund të largohet në verë nga Barcelona, por vetëm si huazim.
Skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Roma kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e Barcelonës.
Gjiganti katalunas është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por vetëm si huazim një vjeçar.
21-vjeçari po zhvillon sezonin e tij të parë te Barcelona, por pa arritur të fitojë një vend titullari.
Reprezentuesi portugez ka zhvilluar 39 ndeshje, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar tre gola e ka bërë dy asistime.
Gjithsesi transferimi i tij në Serie A mund të ndodh, por vetëm si huazim.
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi dëshiron blerjen përfundimtare të tij dhe nuk e do si huazim, derisa Roma dhe Milani mund të pranojnë edhe huazimin një vjeçar të tij.
Në Camp Nou besojnë shumë në aftësitë e lojtarit, por duan ta huazojnë në mënyrë që të luaj më shumë dhe të rikthehet pas një viti për të qenë i rëndësishëm te Barça.
Kujtojmë që Barcelona pagoi 31 milionë euro për transferimin e Trincaos në verën e vitit 2020 nga Sporting Braga. /Telegrafi/