Telegrafi

Skuadrat e mëdha italiane në garë për transferimin Bensebainit si lojtar të lirë

Ramy Bensebaini është njëri nga mbrojtësit anësorë më të vlerësuar në futbollin gjerman.

Mbrojtësi i majtë algjerian ka tre vite që shkëlqen te Borussia Moencheglabach dhe është futur në vitin e fundit të kontratës.

27-vjeçari nuk ka pranuar rinovimin pasi dëshiron një aventurë të re dhe të bëj një hap para në karrierë.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A, ku tre skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për të.

Inter, Juventus dhe Milan janë tre gjigantët italianë që janë interesuar për shërbimet e Bensabainit.

Vetë anësori këmbëshpejtë ka shprehur dëshirën për tu larguar dhe tanimë besohet se skuadrat italiane kanë kontaktuar me agjentët e futbollistit.

Ish-anëtari i Rennes dëshiron një aventurë të re dhe Inter po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Gladbach synon shitjen e lojtarit në janar për një shumë rreth pesë milionë euro dhe mbetet të shihet nëse ndonjëra nga skuadrat italiane do ta ofrojë këtë shumë apo do ta presin verën e vitit 2023 për ta marrë atë si të lirë. /Telegrafi/