Telegrafi

Skuadrat e mëdha italiane duan transferimin e Bogas në verë

Jeremie Boga. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Jeremie Boga është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion në Serie A.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer me Sassuolon, duke bërë ndeshje të mëdha ndaj skuadrave me emër në Itali.

23-vjeçari i ka shënuar gola ekipeve me emër si Interit, Fiorentinës, Juventusit e Romës, ndërsa gjashtë herë ka tundur rrjetën në Serie A, duke shtuar edhe tre asistime.

Falë paraqitjeve shumë të mira në kampionat, Boga po kërkohet nga skuadrat më të mëdha italiane.

Jeremie Boga. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Calciomercato ka raportuar se Roma, Napoli, Milan dhe Atalanta e duan yllin e Sassuolos.

Por Boga mund të rikthehet në Chelsea, pasi klubi londinez e ka një klauzolë riblerëse të tij.

Gjithsesi falë formës së mirë, çmimi i tij është rritur ndjeshëm.

Sassuolo po pret që Chelsea mos ta aktivizojë klauzolën riblerëse të lojtarit dhe ta shes Bogan për një shumë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/