Ansu Fati konsiderohej si e ardhmja e Barcelonës, por problemet me lëndime kanë bërë që talenti spanjoll të mos tregoj më të mirën e tij.
Sulmuesi i talentuar nuk është aspak i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion gjatë këtij sezoni nga trajneri Luis Enrique.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në tre të tjerë, por në shumicën e këtyre ndeshjeve është futur nga banka rezervë.
Duke parë se nuk po preferohet si titullar, Fati mund të kërkojë largimin në verë nga Barcelona për tu transferuar në Ligën Premier.
Tre gjigantët anglezë, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal prej kohësh janë duke e monitoruar situatën e Ansu Fatit në Camp Nou.
Vlera e futbollistit në tregun e transferimeve ka rënë nga 80 në 50 milionë euro dhe muajt në vazhdim janë vendimtar për të ardhmen e tij.
Te Barcelona besojnë shumë në sulmuesin e talentuar, por Fati kërkon më shumë hapësira për të qëndruar në Camp Nou. /Telegrafi/