Telegrafi

Skuadrat angleze pas Koulibalyt

Napoli mund të mbetet pa liderin e mbrojtjes, senegalezin Kalidou Koulibaly në fund të stinorit.

Mbrojtësi i talentuar ka qenë lojtari kryesor në fazën defensive për napolitanët këtë edicion në Serie A.

24-vjeçari ka shfaqur siguri dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen disa skuadra të njohura angleze dhe gjermane.

Ish-anëtari i Gentit, është bërë cak i Manchester Unitedit, Liverpoolit, Arsenalit dhe Evertonit në Angli.

Ai gjithashtu po kërkohet edhe në Bundesligë ku prijnë skuadrat Bayer Lverkusen dhe Schalke 04.

Por vështirë të besohet se Napoli do ta lë të lirë yllin e saj i cili ka ngritur çmimin e tij falë paraqitjeve të mira dhe tani vlen 25 milionë euro. /Telegrafi/