Telegrafi

Skuadrat angleze interesohen për yllin francez Thauvin

Florian Thauvin. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Olympique Marseille, Florian Thauvin është duke u përfolur për një kthim të mundshëm në Angli.

Ish anëtari i Newcastle United ka rilindur me tu rikthyer në Ligue 1 te Olympique Marseille dy vite më parë.

Gjatë kësaj kohe kjo ka qenë forma e tij e shkëlqyer që Bayern Munich dhe Interi kanë shprehur interesimin përpara afatit kalimtar veror.

Le 10 Sport thotë se Chelsea dhe Arsenal janë dy skuadrat angleze që po duan transferimin e Thauvin.

Florian Thauvin sa ishte pjesë e Newcastle United në Ligën Premier. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Marseille e vlerëson shumë sulmuesin e tyre dhe për ta lejuar largimin e tij kërkon rreth 80 milionë euro.

26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion pasi në 32 takime ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. /Telegrafi/