Sulmuesi i Olympique Marseille, Florian Thauvin është duke u përfolur për një kthim të mundshëm në Angli.
Ish anëtari i Newcastle United ka rilindur me tu rikthyer në Ligue 1 te Olympique Marseille dy vite më parë.
Gjatë kësaj kohe kjo ka qenë forma e tij e shkëlqyer që Bayern Munich dhe Interi kanë shprehur interesimin përpara afatit kalimtar veror.
Le 10 Sport thotë se Chelsea dhe Arsenal janë dy skuadrat angleze që po duan transferimin e Thauvin.
Marseille e vlerëson shumë sulmuesin e tyre dhe për ta lejuar largimin e tij kërkon rreth 80 milionë euro.
26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion pasi në 32 takime ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. /Telegrafi/