Site icon Telegrafi

Skuadra të mëdha evropiane pas Laxalt, yllit të Genoas

Liverpooli, Borussia Dortmundi dhe Schalke thuhet se kanë mbajtur shënime mbi yllin e Genoas, Diego Laxalt.

Sipas Tuttomercatoweb, treshja e madhe evropiane është e interesuar për të nënshkruar me Laxalt, me marrëveshjen e tij te Genoa që skadon verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Roma mendon për Laxalt

Mesfushori uruguaian, i cili mund të luajë kudo në krahun e majtë, po ndiqet edhe nga Fiorentina dhe është lidhur më parë me Chelsean e Antonio Conte.

Laxalt, 24 vjeç, ka qenë një futbollist titullar gjithnjë për ekipin Grifone në dy sezonet e fundit, duke humbur vetëm pesë ndeshje të Serie A.

Uruguaiani më parë ka qenë edhe futbollist i klubit të madh italian, Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version