Site icon Telegrafi

Skuadra e Milanit arrin në Kosovë, para përballjes me Feronikelin

Skuadra e Milanit ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, para përballjes miqësore me Feronikelin.

Përballja në mes të kampionit të Superligës së Kosovës dhe gjigantit italian do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Të gjitha përgatitjet janë bërë gati që përballja miqësore të zhvillohet sot (10 gusht) në kryeqytetin e Kosovës, derisa për tifozët shqiptarë të Rossonerëve, do të jetë një rast speciale që ta shohin ekipin e zemrës nga afër.

Kjo është hera e parë që klubi legjendar italian vije në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore.

Lexo po ashtu Pritjes i erdhi fundi, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret Milanin në një ndeshje miqësore

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version