Site icon Telegrafi

Skriniar: Meazza do të na japë një dorë për të fituar ndaj Juventusit, dua të luaj në LK me Interin   

Milan Skirniar (Getty Images)

Milan Skriniar këmbëngul se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me Interin dhe pret fitore ndaj Juventusit në Derby d’Italia, i cili zhvillohet të shtunën nga 20:45.

Skriniar ka qenë i lidhur me disa nga klubet më të mëdha të Evropës pasi ka bërë përshtypje të mirë në sezonin e tij të parë me Interin.

Por, mbrojtësi sllovak ka thënë se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve me Interit dhe pret që të fitohet derbi ndaj Juventusit për të vazhduar ëndrrën.

Lexo po ashtu Shiten të gjitha biletat për derbin e Italisë mes Interit dhe Juves, vendoset rekord i ri përfitimesh në futbollin italian

“Unë pres një Juventus të zemëruar dhe të pamëshirshëm, por kjo vlen edhe për ne: stadiumi do të na japë një dorë për të fituar”, ka thënë fillimisht Skriniar për La Repubblica.

Skriniar është ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A (Getty Images )

“Kriza që kemi kapërcyer, na ka bërë më të fortë. Ata kanë sulmues të mëdhenj dhe mesfushorë, por në nëntë ndeshjet e fundit, ne kemi pranuar vetëm dy herë”.

“Më pëlqen të mendoj se çfarë do të bëjë një sulmues, të vjedhë topin dhe të riciklojë lojën. Në Napoli, kundër Insignes, shpesh kam qenë në gjendje ta bëj këtë dhe ishte kënaqësi”.

Lexo po ashtu Allegri: Ndeshja ndaj Interit më vendimtarja e sezonit

“Pas kësaj, unë jam duke jetuar një ëndërr. Më besoni, unë kurrë nuk do të kisha menduar të gjeja veten këtu në Inter”.

“Tani dua të jem i përsosur për Interin dhe t’i çoj në Ligën e Kampionëve. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por unë dua ta bëj atë të ndodhë me fanellën e Nerazzurrëve”, përfundoi sllovaku. /Telegrafi/

Exit mobile version