Milan Skriniar ka konfirmuar se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Interin dhe beson se Diego Godin mund të ndihmojë ekipin të bëhen shumë më të fortë.
Gazeta italiane Tuttosport njoftoi javën e kaluar se Skriniar kishte arritur një marrëveshje në parim për të zgjatur kontratën e tij me Interin deri në vitin 2023 dhe një gjë të tillë e ka thënë edhe vet lojtari.
“Jemi afër një marrëveshje, të gjithë e dinë që unë dua të qëndroj këtu”, ka thënë fillimisht mbrojtësi sllovak për gazetën.
“Do të ishte mirë të fitonim një trofe këtu: ne kemi shkuar një kohë të gjatë pa trofe dhe të gjithë do të donin një të tillë. Unë gjithashtu nuk kam fituar ende asgjë”.
“Kur Spalletti tha se kam vlerë 100 milionë, nuk desha ta besoj. Përkundrazi, mohova se ai e kishte thënë këtë”.
“Sigurisht është mirë të dëgjosh diçka të tillë, por paraja nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është ajo që ju bëni në fushë”.
“Ne kemi një detyrë që të përpiqemi të fitojmë Ligën e Evropës. Nuk është Liga e Kampionëve, por është një tjetër garë e rëndësishme”.
“Godin? Ai mund të na ndihmojë të bëhemi shumë më të fortë. Sergio Ramos, [Virgil] van Djik, David Luiz dhe Thiago Silva janë mbrojtësit e mi të preferuar dhe dua të mësoj nga secili prej tyre”, përfundoi Skriniar. /Telegrafi/