Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur rreth interesimit të skuadrave të mëdha evropiane, por ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet.
Skriniar ka thënë se ai është në dijeni të raporteve të mediave për të ardhmen e tij, por tha se ai ende nuk do të marrë një ofertë konkrete për të lënë Interin.
“Unë mund t’i lexoj. Ka shumë gjëra të shkruara në internet, kështu që një informacion i tillë gjen edhe rrugën time, por unë nuk shqetësohem për këtë”, ka thënë fillimisht Skriniar për Ruhr Nachrichten.
“Afati i transferimeve është mbyllur, e ardhmja hapet brenda dy muaj e gjysmë”.
“Personalisht nuk kam marrë ndonjë ofertë specifike, por ka klube si Manchester City, Manchester United dhe Barcelona të shkruara në media”.
Megjithatë, mbrojtësi sllovak shtoi se nuk ka ndërmend të lërë Interin në të ardhmen e afërt.
“Ndihem mirë këtu, kam një marrëdhënie shumë të mirë me tifozët. Nuk më mungon asgjë këtu dhe luaj rregullisht – kjo është vendimtare për mua”.
“Kjo është arsyeja pse unë vendosa të ndërmarr këtë hap. Nuk po planifikoj të ndryshoj klubin”, përfundoi sllovaku. /Telegrafi/