Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi ka etiketuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar dhe atë të Napolit, Kalidou Koulibaly si objektivat kryesore të afatit kalimtar veror.
Djajtë e Kuq po planifikojnë të blejë mbrojtës të ri në Itali në afatin e ardhshëm kalimtar të transferimeve.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford e kanë etiketuar mbrojtjen si pikën e dobët të tyre dhe tashmë i kanë gjetur emrat që i synojnë gjatë verës.
Sipas mediumit The Independent, United ka identifikuar mbrojtësin e Napolit, Koulibaly dhe atë të Interit, Skriniar, si objektivat e tyre të lartë të transferimit.
Përfaqësuesit e lartë të klubit janë të interesuar të shohin një mbrojtës të ri qendror të nënshkruar në fund të sezonit me dyshen nga Serie A, që janë nën shqyrtim.
Është sugjeruar që Unitedi ishte i prirur të lëvizte për një mbrojtës të ri në afatin e janarit para se të përcaktohej përfundimisht se dyshja ishte shumë e kushtueshme.
Megjithatë, tani është raportuar se Unitedi do të jetë i gatshëm të investojë këto para në verë nëse ndonjë marrëveshje merr mbështetjen afatgjatë të drejtorit të ri të futbollit dhe menaxherit të përhershëm.
Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për Djajtë, sidomos nëse arrijnë të kapin një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/