Skoda do ta shpalosë SUV-in me shtatë ulëse në fund të vitit në një eveniment që do të organizohet në Çeki.
Modeli i ri që do të vijë me platformën e veturës së re Superb, MQB B, besohet se do të quhet Snowman ose Polar.
Sipas caradvice.com, vetura do të jetë e gjatë 4.6 metra dhe si standard do të ketë pesë ulëse, por do të vijë edhe me versionin me dy ulëse ekstra, transmeton koha.net.
Ndërkaq, besohet se lansimin zyrtar ky model do ta ketë në mars të vitit 2016 në Geneva Motor Show.
Shitjet e tij do të nisin më vonë gjatë të njëjtit vit.