Në fshatin shqiptar Mandrica të Bullgarisë ruhen rrënjët shqiptare.
Mandrica është një fshatë në Bullgari që gjendët në pjesën më lindore të maleve Rodope, pranë kufirit bullgaro-grek.
Fshati thuhet se u krijua në vitin 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë osmane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë toke dhe të mos paguanin taksa.
Se cila është historia e Mandricës, ruajtja e rrënjëve dhe refuzimi për t’u bërë bullgarë, turq apo grekë, shikojeni dokumentarin e Marin Memës. /Top Channel/