Site icon Telegrafi

Skautët e Real Madridit ndoqën dy talentë të mëdhenj në ndeshjen Holandë-Spanjë

Skautët e Real Madridit ishin të pranishëm gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve të Spanjës kundër Holandës, për të ndjekur disa objektiva.  

Fokusi kryesor i skatuëve të Los Blancos ishte qendërmbrojtësi i Bournemothit, Dean Huijsen, i cili tashmë është në listën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës Marca, Real Madridi po vëzhgonte gjithashtu mbrojtësin holandez të Ajaxit, Jorrel Hato. Të dy lojtarët janë vëzhguar nga afër gjatë lojës.

 

Real Madridi po planifikon të shtojë thellësi në mbrojtjen e tyre shkaku i lëndimeve të shpeshta, por edhe disa lojtarëve që kanë kaluar të 30-tat.

Huijsen mbetet një objektiv kryesor, por Hato tani është përmendur gjithashtu si një opsion i mundshëm.

Edhe pse nuk ishte një krahasim i drejtpërdrejtë, performanca e Huijsen thuhet se ra më shumë në sy se ajo e Hatos gjatë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version