Forma fantastike e Vedat Muriqit te Kosova dhe Fenerbahce ka aktivizuar shumë skuadrat të mëdha në Evropë.
Sulmuesi shqiptar te skuadra turke ka shënuar dy gola në tri ndeshje të zhvilluara deri sa ‘Dardanët’ ka arritur të shënoj në takimin me Republikën Çeke dhe Anglisë mbrëmë.
Duke parë formë e tij të lartë është raportuar në këto ditë se Tottenham Hotspuri, Lazio, Fiorentinadhe Napoli i duan shërbimet e 25-vjeçarit.
Tani, mediat në Turqi raportojnë se në përballjen që zhvillohet në mes të Alanyaspor dhe Fenerbahces, skautët e Altetico Madridi do të jenë prezent në takimin që zhvillohet të hënë në ora 19:00 për ta shikuar Muriqin.
Sulmuesi i Kosovës në këtë verë u transferua te skuadra turke nga rivali i tyre në ligë, Rizespor për 3.5 milionë euro.
Duket se në afatin kalimtar dimëror do të zhvillohet një garë e ashpër për t’i marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës. /Telegrafi/