Pas dorëheqjes së policëve serbë nga detyra, situata e përgjithshme e sigurisë në kufijtë veriorë të vendit Jarinjë dhe Bërnjak, është e qetë dhe pa ndonjë incident.
Mësohet se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe pa probleme, ndërsa pas dorëheqjes së policëve serbë nga këto pika kufitare, numri i kolegëve të tyre shqiptarë është shtuar.
Krejt pranë kufirit të Jarinjës ndodhen dy automjete të EULEX-it me pjesëtarët e tyre, ndërsa rreth një kilometër më larg janë të vendosur pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës.
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Leposaviq vërehen flamuj të Serbisë të vendosura gjithandej dhe në numër më të madh sesa më herët, ndërsa afër fshatit Soçanicë serbët kanë vendosur në urën e hekurt mbishkrimin “Këtu është Serbi”.
Situatë e ngjashme po mbretëron edhe në Bërnjak. /KP/