Telegrafi

Sissoko largohet nga Spurs, pesë skuadra e kërkojnë atë

Mesfushori francez, Moussa Sissoko nuk ka arritur të shkëlqejë në Londër.

Pas transferimit nga Newcastle, është pritur shumë nga francezi mirëpo ai nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij.

Kësisoj mesfushori francez do të largohet nga Tottenham Hotspurs dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A.

Inter e Juventus janë në garë të ngushtë për të, por së fundmi garës iu është bashkuar edhe Milan dhe Napoli.

Gjithsesi Sisssoko ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën londineze ndërsa ai po kërkohet edhe nga Olympique Marseille.

Tottenham pritet ta lë të lirë yllin e saj për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/