Forcat ruse janë fokusuar kryesisht në marrjen dhe ruajtjen e kontrollit në Donetsk dhe Luhansk, ka bërë të ditur ushtria ukrainase.
Sipas tyre, sulmet kanë vazhduar në lindje të vendit, por pa ndonjë sukses për të depërtuar tutje, transmeton Telegrafi.
Forcat ruse gjithashtu janë duke bërë përpjekje për marrjen nën kontroll të Mariupolit, që konsiderohet si një prej qyteteve më të bombarduara në Ukrainë.
Rusia ka vazhduar me përdorimin aktiv të armëve të ndaluara sipas ligjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/