Telegrafi

Sipas inteligjencës britanike, ukrainasit kanë rrëzuar 11 dronë të rusëve

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit mbi situatën në Ukrainë, ka njoftuar se ministria ukrainase e Mbrojtjes ka arritur të rrëzojë 11 dronë rusë brenda 24 orëve.

Nga 14 dronët e ngritur në ajër nga ushtria ruse, nëntë prej tyre janë rrëzuar mbi Kievi, ka njoftuar kreu i policisë së qytetit Serhii Popko, transmeton Telegrafi.

Të tjerët u rrëzuan mbi Chernivi në veri të Ukrainës, ndërsa sipas ministrisë së Mbrojtjes ata mund të jenë ngritur në ajër nga rajonin Bryanks në perëndim të Rusisë.

Sipas inteligjencës britanike, Rusia është akoma në kërkim të dronëve iranian, pasi duket se ata që i kishte nëpër hangarë tashmë u janë shkatërruar nga ukrainasit.

E aktivitet e pakta me dron nga ana e ushtrisë ruse, është një dëshmi sipas britanikëve se po i mungojnë këto fluturake pa pilot. /Telegrafi/