Juventusi mendon si zëvendësues të Massimiliano Allegrit, trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.
Trajneri aktual i Bianconerëve është i lidhur me një kalim te Arsenali nëse Arsene Wenger vendos të largohet.
Sipas SNAI Sportnews gjiganti torinez ka vënë në orbitën e tij trajnerin argjentinas Simeone, si trajner i ardhshëm i skuadrës.
Ish futbollisti i Interit dhe Lazios, mësohet se nuk e ka refuzuar ofertën e Juventusin, por as nuk e ka pranuar, pasi ka ende paqartësi për të ardhmen.
Simeone ka qenë i lidhur më herët me një kalim te Interi nëse do të largohej nga Atletico Madrid.
Madje këtë ai e kishte thënë edhe vet.
Shumë trajner të tjerë kanë qenë të lidhur me kalimin te Zonja e Vjetër, përfshirë edhe Paulo Sousan e Fiorentinës. /Telegrafi/