Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, shpreson që Diego Godin të qëndrojë te Los Colchoneros edhe në sezonin e ardhshëm.
Yllit të Urugait i skadon kontrata në verën e 2019, por dëshira e madhe e teknikut argjentinas është që lojtari të rinovojë.
“Ideja ime është që Atletico Madridi të vazhdojë me Diego Godin, ai është vendimtar për neve”, ka thënë Simeone i cituar nga Marca.
“Ai është kapiten dhe lider i skuadrës, ai ka luajtur tre ndeshje fantastike radhazi dhe ne duam që ai të mbajë këtë nivel”.
“Nuk dua të flas gjerësisht për ardhjet dhe largimet e lojtarëve pasi nuk është puna ime”.
“Fitorja ndaj Levantes? Është një nga paraqitjet më të mira këtë sezon, ne nuk lejuam që lëndimi i Stefan Savic të na ndikojë apo goli i anuluar, po ashtu Levante është kundërshtar i fortë”, ka shtuar Simeone.
Në media është raportuar se Godin tashmë është pajtuar që t’i bashkohet Interit, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga klubet. /Telegrafi/