Site icon Telegrafi

Simeone nuk llogarit në shërbimet e Torreiras, uruguaiani drejt rikthimit në Serie A

Lucas Torreira u huazua te Atletico Madrid nga Arsenali, por aventura spanjolle për të nuk ka shkuar siç ka planifikuar.

Mesfushori uruguaian nuk ka arritur të përshtatet me futbollin e Los Colchoneros, duke mbetur në bankën rezervë.

24-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat, kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Diego Simeone dhe pritet rikthimi i tij në Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Londër, pasi Torreira besohet se do të rikthehet në Serie A.

Fiorentina dhe Torino janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit defensivë.

Të dyja klubet italiane kanë kontaktuar Arsenalin dhe janë të interesuara për huazimin e tij me të drejtë blerje.

Edhe reprezentuesi uruguaian është pajtuar të largohet nga Atletico në mënyrë që të shkoj në Serie A ku do të mund të luaj më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version