Telegrafi

Simeone e pranon se Godin mund të largohet: Klubi nuk ka mbajtur premtimet ndaj tij

Diego Simeone para ndeshjes ndaj Monacos në LK (Foto; David Ramos/Getty Images/Guliver)

Teksa në mediat e mëdha botërore vazhdojnë raportimet se Interi dhe Diego Godin tashmë janë pajtuar për një transferim gjatë verës, këto zëra i mohon trajneri i Atletico Madriit, Diego Simeone.

Por, tekniku argjentinas nuk përjashton mundësinë që mbrojtësi nga Uruguai të largohet pasi klubi spanjoll nuk i ka plotësuar gjërat që ia ka premtuar lojtarit.

“Godin nuk ka nënshkruar marrëveshje me Interin, por e vërteta është se Atletico kishte bërë disa premtime lojtarit pasi ky e refuzoi Manchester Unitedin, por nuk i ka mbajtur kurrë premtimet”.

Diego Godin në tentim për të ndalur Wesleyn e Brugge (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ata ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë për rinovimin e kontratës së Godin. Klubi dhe lojtari janë në kërkim të një zgjidhje sa më të mirë për të dy palët”.

“Godini dhe klubi e dinë se çfarë mendoj për këtë situatë. Nëse ai qëndron me ne, do të jetë për më të mirën e tij dhe të klubit”, ka thënë Simeone në konferencën për media.

Edhe pse lojtari ka 32 vite mbi supe, ai cilësohet si një nga më të mirët aktualisht në botë në rolin e tij.

Interi para disa vitesh kishte transferuar nga Atletico Madridi edhe mbrojtësin Joao Miranda. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qf0DiXomlD4