Telegrafi

Siguria në veri të Kosovës, Kurti takohet me ndihmës sekretarin e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim, ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus dhe komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Po ashtu edhe në orën 16:00 presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Lexo po ashtu Kurti: Kemi informacion se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca, do të takohem me përfaqësuesit e NATO-s

Kurti, konfirmoi të mërkurën se kanë marrë informacion se Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave.

Në një konferencë për media, Kurti tha se për këtë çështje gjatë ditës do të takohet me komandantin e KFOR-it si dhe përfaqësuesit e NATO-s. /Telegrafi/