Manchester United po insiston në transferimin e Antonys nga Ajaxi.
Lojtari brazilian është në radarin e Djajve të Kuq që kur Erik ten Hag mori drejtimin e skuadrës në fillim të kësaj vere.
Por, Ajaxi po kërkon 100 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa për këtë operacion mund të “ndihmohet” nga Chelsea.
Manchester United do të paguajë 80 milionë euro plus 20 milionë bonuse për Antonyn, shumë kjo që mund të pranohet nga gjiganti holandez.
Ajaxi është duke punuar tashmë në zëvendësimin e tij, derisa mendon ta transferojë Hakim Ziyechin nga Chelsea në formë huazimi me të drejt blerje.
Antony ka kërkuar që të mos luajë në ndeshjen e ardhshme të klubit, ndërsa është afër kalimit në “Old Trafford”.
Në anën tjetër, Ziyech nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe një rikthim në Eredivisie shihet si i mundshëm. /Telegrafi/